Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza ekonomike/ Interi gati të sakrifikojë një yll, dy klube angleze në garë

schedule19:57 - 9 Mars, 2021

schedule 19:57 - 9 Mars, 2021

Të gjithë në Itali i dinë problemet financiare të Interit dhe koha për të paguar borxhin po mbaron për Suning Group. Përveç kësaj dhe situata nga pandemia e koronavirusit e ka vështirësuar akoma dhe më shumë gjendjen në klub, por mesa duket ekziston një mënyrë për të “zbutur” krizën në klubin milanez.

Sipas raportimit të “TeleFootball”, zgjidhja ka emrin e Achraf Hakimit. Mbrojtësi anësor po shkëlqen këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes dhe për të shpëtuar klubin mund të mendohet dhe shitja e marokenit.

 

Mësohet se Arsenal dhe Chelsea po monitorojnë me kujdes situatën e 22-vjeçarit, edhe pse ky i fundit e ka shprehur disa herë që është i lumtur në “San Siro”. Deri në këtë fazë të sezonit, Hakimi numëron 25 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 6 gola e ka dhuruar 5 asiste për shokët e ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!