Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe një herë betonoi qëndrimin kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ahmeti në konferencën me gazetarët me rastin e festave të fundvitit u shpreh i bindur për zgjidhjen e shpejtë të kontestit me Bullgarinë.
Ai tha se ka përafrim qëndrimesh mes palëve por kërkoi që kontesti të mos politizohet për shkak të emocioneve që përmban zgjidhja e këtij problemi./ Abcnews.al

