Kriza e energjisë, KESH blen sasi të limituar në bursë

schedule20:09 - 29 Gusht, 2022

schedule 20:09 - 29 Gusht, 2022

Nga Erblina Mile

Çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivele rekord gjatë së hënës në bursë. Një megavator është shitur deri në 800 euro në orare piku duke regjistruar rritje drastike.

Ndërkohë pas anulimit të disa tenderave Korporata Elektro Energjitike Shqiptare ka blerë rreth 3600 MWH energji elektrike me një vlerë prej 2 milion eurosh. Kjo sasi është më e vogël se ajo e kërkuara në hapjen e procedurave ndërsa është blerë me një çmim mesatar që varion sipas fashave nga 525-671 euro megavatori.

Ndërkohë që niveli në Fierzë vijon të ulet për shkak të shfrytëzimit për të plotësuar nevojat e vendit me energji elektrike. Aktualisht niveli është 9 metra më pak nëse e krahasojmë me fillimin  e këtij muaji. Ndërkohë edhe prurjet vijojnë të jenë të pakta përkatësisht 60 metër kub në Fierzë dhe 20  në Vaun e Dejës.

Qeveria ka vendosur të rikthejë fashat për faturimin e energjisë  elektrike që prej muajit tetor. Të gjithë familjarët që do tejkalojnë fashën prej 800këh do ta blejnë energjinë me çmim tregu. Ndërkohë pritshmëritë janë se niveli i ujit në kaskadë do përmirësohet nga reshjet e vjeshtës.

Një zgjidhje për të përballuar vështirësitë energjetike qeveria ka përcaktuar edhe TEC-et lundruese që pritet të vihen në punë në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që ministria e infrastrukturës vijon fushatën ndërgjegjësuese për konsumatorën për kursimin e energjisë. Në postimin e fundit jepen rekomandime mbi përdorimin e lavatriçes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!