Kriza e çmimeve në Shqipëri, Bregu: Ministria e Bujqësisë të ndryshojë skemat e subvencionimit, jemi në kushte mbijetese

schedule12:42 - 9 Mars, 2022

schedule 12:42 - 9 Mars, 2022

Ish kandidati i LSI për deputet, Vojo Bregu ka thënë se skema e këtij viti për bujqësinë në Shqipëri duhet të jetë skemë mbijetesë dhe jo subvencionimi.

Duke marrë shkasë rritjen e çmimeve të karburanteve dhe të produkteve në përgjithësi si dhe ndalimin e importin të grurit rus për vendin tonë, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, Vojo bën me dije se ministria e Bujqësisë është ende në kohë për t’iu përshtatur situatës emergjente aktuale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ish kandidati i LSI shkruan se nuk mund të subvencionohet UBT për studime shkencore kur nuk do kemi grurë për bukë. Ai liston një sërë masash për ministrinë e Bujqësisë.

Postimi i plotë në Facebook

“Mendoj që ministria e Bujqësisë është ende në kohë pa filluar disbursimi i skemave mbështetëse, për ti ndryshuar ato dhe për t’ju përshtatur situatës emergjente aktuale.

Skemat nuk mund të vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë.

Nuk mund të subvencionohet UBT për studime shkencore kur nuk do kemi grurë për bukë.

Nuk mund të subvencionohet bashkia për tregje blegtorale kur nuk do kemi më kafshë.
Nuk mund të subvencionohet peshkimi me riparime anijesh, kur nuk do kemi naftë për anijet.
Duhet ulur pragu i nr të tufave për subvencionim për gjedhët dhe të imtat.

Duhen ndihmuar familjet e varfra me 1 ose 2 lopë të mbijetojnë këtë vit.

Duhet futur patjetër një skemë e re për mbjelljen e misrit!

E thënë shkurt, skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo subvencionim normal i bujqësisë.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!