Demokratja më e fuqishme e SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila qorton Presidentin Donald Trump për mos mbajtjen e maskës, është fotografuar pa një një të tillë në një sallon bukurie në San Francisco.
Veprimi i saj ka marrë vëmendjen e mediave amerikane. Pamjet e publikuara nga Fox News tregojnë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve duke thyer rregullat për parandalimin e koronavirusit.
Sipas udhëzimeve të San Franciskos nuk lejohet që sallonet e bukurisë në ambiente të mbyllura të hapen. Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë për shkak të masave shtrënguese.
Por, Pelos, e cila gjithmonë mban maskë në publik shpesh paralajmëron republikanët që “të dëgjojnë shkencën” në pandemi.
Zëdhënësi i Demokratëve të Kalifornisë tha se ajo nuk e kuptonte se po shkel rregullat e qytetit të saj për parandalimin e virusit. /abcnews.al