Kritikoi ushtrinë dhe inteligjencën, Netanyahu kërkon falje publike

schedule16:30 - 29 Tetor, 2023

schedule 16:30 - 29 Tetor, 2023

“Epata gabim. Gjërat që thashë pas konferencës për shtyp nuk duhej të ishin thënë dhe unë kërkoj falje për këtë”. Kështu deklaroi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në platformën X.

Netanyahu fshiu postimin e tij fillestar në mediat sociale në të cilin ai akuzoi inteligjencën dhe udhëheqësit e ushtrisë se nuk e kishin paralajmëruar atë për planet e Hamasit.

“Mbështes plotësisht të gjithë krerët e shërbimeve të sigurisë”, si dhe “shefin e shtabit, komandantët dhe ushtarët e ushtrisë që janë në front dhe luftojnë për vendin tonë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!