Irani mesa duket po përballet me një valë të dytë të koronavirusit. Kjo pasi numri i të infektuarve brenda një dite vijon që të pësojë rritje.
Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 3,134 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total numri i të infektuarve rritet në 160,696. Këto shifra janë regjistruar për herë të fundit më 30 mars dhe që prej atëherë ka pasur ulje deri në ditët e fundit kur duket se epidemia po kthehet.
Numri i të infektuarve të regjistruar ditën e sotme është bilanci i dytë më i lartë që nga marsi.
Në përditësimin ditor Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, tha se 70 iranianë të tjerë kishin humbur jetën si rezultat i koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu njoftoi se të paktën 2.557 pacientë ishin në spital në një gjendje kritike.
Bilanci total i viktimave në vend është rritur në 8,012. /abcnews.al/