Kritika të forta ndaj Scholz për mosreagimin ndaj presidentit Abaz

schedule09:10 - 17 Gusht, 2022

schedule 09:10 - 17 Gusht, 2022

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi.

Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën se si palestinezët trajtohen nga qeveria izraelite si “apartejd”. Kancelari gjerman Sholc reagoi menjëherë duke u  distancuar nga emërtime të tilla. “Sigurisht, në lidhje me politikën izraelite ne kemi një vlerësim të ndryshëm. Dua të them qartë se unë nuk do ta përdor fjalën “apartejd” dhe nuk besoj se është e drejtë të përdoret ky term për të përshkruar gjendjen,” tha Scholz.

Kancelari Olaf Sholc, BerlinKancelari Olaf Sholc

Megjithëse Gjermania ka shprehur në të kaluarën mbështetje për krijimin e një shteti të mundshëm palestinez nën të ashtuquajturën zgjidhja me dy shtete, Scholz u tha gazetarëve se “nuk është koha për të ndryshuar situatën”, domethënë që Berlini të njohë zyrtarisht Palestinën si një shtet të pavarur.

Kancelari nuk reagoi ndaj fjalës ‘holokaust’

Por kritikat janë shtuar të mërkurën ndaj kancelarit Scholz, se pse nuk reagoi menjëherë, edhe pse u duk që nuk ishte dakord kur presidenti Abaz përdori fjalën “holokaust” për të përshkruar vrasjet e civilëve, kufizimet e të drejtave të palestinezëve dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite në trerritoret palestineze, që konsiderohet si shkelje e ligjeve ndërkombëtare edhe nga Gjermania dhe shumë vende të tjera. Abaz akuzoi Izraelin për Holokaust ndaj palestineziëve. Abaz ttha se “që nga viti 1947 deri më sot Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 fshatra e qytete palestineze, 50 masakra, 50 holokaustë.”

Scholz i ndoqi deklaratat e Abaz me mimikë të ngrirë, dukshëm i zemëruar, dhe bëri përpjekje për të reaguar, por zëdhënësi i tij, Steffen Hebestreit kishte thënë më parë, se kjo ishte pyetja e fundit dhe e deklaroi të mbyllur konferencën.

Edhe korrespondentja politike e DW, Nina Haase, që ndoqi konferencën, tha se “kur presidenti Abaz përdori fjalën “holokaust” për veprimet e qeverisë izraelite, u duk se kancelari Scholz donte të përgjigjej, por ai nuk e bëri këtë, sepse konferenca e shtypit mbaroi”.

“Normalisht udhëheqësit gjermanë reagojnë ndaj një gjuhe të tillë jodiplomatike dhe kancelari nuk bëri figurë të mirë këtu. Por është gjithashtu e paqartë nëse Abazi i bëri ndonjë favor kauzës së tij duke provokuar në këtë mënyrë me vetëdije kancelarin gjerman. Ky qëndrim mund të ndikojë në gatishmërinë e Scholzit për t’i dhënë Mahmud Abazit mbështetje të plotë në të ardhmen.” – mendon korrespondentja politike e DW Nina Haase.

Berlin | Pressekonferenz: Olaf Scholz und Mahmud AbbasBerlin | Mahmud Abaz

Reagime kritike ndaj Scholz

Vetëm më vonë në mbrëmje, kancelari Scholz reagoi në gazetën “Bild” duke thënë, se “pikërisht për ne gjermanët çdo lloj relativizimi i holokaustit është i padurueshëm dhe i papranueshëm.” Kreu i partisë më të madhe në opozitë, Friedrich Merz e kritikoi kancelrin Scholz duke e quajtur këtë si “të pamendueshme.” Kancelari “duhet ta kishte kundërshtuar veçanërisht dhe qartë e t’i lutej që të largohej nga salla”, shkroi Merz. Kurse politikani i CDU-së, Armin Laschet e quajti paraqitjen e Abbasit, “gabimin më të madh që është dëgjuar ndonjëherë në zyrën e kancelarisë.” Ambasadori i ri i Gjermanisë në Izrael, Steffen Seibert e quajti krahasimin që bëri Abaz me holokaustin “të gabuar dhe të papranueshëm”. Nga Izraeli erdhën po ashtu kritika për deklaratën e Abaz. Kryeministri izraelit, Jair Lapid tha se që Abaz flet për 50 holokaustë “në një kohë që ndodhej në tokën gjermane nuk është vetëm turp moralisht, por edhe një gënjeshtër e padurueshme.”

Edhe Komiteti Ndërkombëtar për Aushvitcin ka kritikuar si deklaratën e Abaz ashtu edhe reagimin hezitues të Scholzit. Zëvendëspresidenti ekzekutiv i komitetit, Christoph Heubner tha se, presidenti e “ka përdorur qëllimisht skenën politike në Berlin për të nënçmuar politikën gjermane të kujtesës dhe marrëdhëniet me shtetin e Izraelit.” Heubner kritikoi edhe qeverinë gjermane. “Është e habitshme dhe e pakuptueshme, që pala gjermane nuk ishte e përgatitur ndaj provokimeve të Abazit dhe deklaratat e tij për Holokausin mbetën të pakundërshtuara.”

Berlin | Pressekonferenz: Olaf Scholz und Mahmud Abbas

Abazi e përdori konferencën e shtypit edhe për të kritikuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Kombet e Bashkuara, për atë që ai e konsideron si mungesë veprimi ndaj shpalljes së shtetit palestinez, pavarësisht se pretendojnë se e mbështesin këtë gjë.