Kritika për kombëtaren e Anglisë, refuzuan të merrnin medaljet

schedule16:54 - 2 Nëntor, 2019

schedule 16:54 - 2 Nëntor, 2019

Në Afrikën e Jugut, është luajtur Botërori i sportit Rugby, me kombëtaren e Anglisë që arriti deri në finale. Megjithatë, në takimin më të rëndësishëm, “Tre Luanët” u mposhtën nga vendasit e Afrikës së Jugut me rezultatin 32-12.

Të gjithë lojtarët e Anglisë ishin të zhgënjyer pas vërshëllimës finale dhe kur morën medaljet e tyre të vendit të dytë, bënë disa gjeste të shëmtuara. Disa lojtarë nuk i vendosën fare, ndërsa disa të tjerë refuzuan ta merrnin. Këto veprime të lojtarëve anglezë, janë kritikuar shumë.

Në rrjetet sociale, kombëtarja e Anglisë ka marrë një lum me kritika, madje edhe nga tifozë anglezë, duke i quajtur sjelljet e tyre të turpshme. Një goditje e rëndë kjo për sportin anglez, pasi në Rugby, kombëtarja e “Tre Luanëve” konsiderohet si një ndër më të mirat në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!