“Kritika letrare shqiptare nuk ka shije”, Rudolf Marku: Letërsinë tonë e shohin si një katund të shkëputur nga bota

schedule12:56 - 13 Prill, 2023

schedule 12:56 - 13 Prill, 2023

Poeti i njohur, Rudolf Marku ka deklaruar se kritika letrare shqiptare nuk ka shije. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, ai ka thënë se shumë kritikë tanët fillojnë e gjykojnë letërsinë shqipe pa pasur njohurinë e letërsisë shqipe.

Sipas Markut, letërsinë shqipe e shohin si një katund të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.

Kritika letrare shqiptare nuk ka shije. Dmth ndonjëherë edhe nëse është një kritik me kulturë, ka lexuar, të tërë kulturën e tij, ai e përdor për të treguar se si uthulla është vera më e mirë. Dmth edhe dija që ka ai i shërben të keqes.

Shumë kritikë tanët fillojnë e gjykojnë letërsinë shqipe pa pasur njohurinë e letërsisë shqipe. Inkuadrojnë letërsinë shqipe në strukturat e një letërsie europiane apo botërore, e shohin si një katund të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.

Mirëpo, këta të rinjtë, janë një grup njerëzish, po i referohem dy njerezve të cilët kanë shkruar në mënyrë shumë negative dhe këto njerëz nuk kanë kulturë dhe kanë një snobizëm eksibicionist”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!