Kritere të forta për mikrokreditë/ BSH rregullore të re për mbrojtjen e konsumatorëve, gati në vjeshtë

schedule14:08 - 27 Qershor, 2024

schedule 14:08 - 27 Qershor, 2024

SHQIPËRI- Të gjithë qytetarët që duan të marrin një kredi do të detyrohen të kalojnë më shumë filtra deri në aprovimin e saj. Banka e Shqipërisë ka nisur hartimin e një rregulloreje të re në bashkëpunim me Bankën Botërore,  e cila synon të mbrojë konsumatorët.

Forcimi i kritereve ka në fokus sidomos shoqëritë financiare, por pa lënë mënjanë edhe bankat.

Rregullorja e re pritet të jetë gati në vjeshtë. Ndërhyrjet do të jenë konkrete dhe në disa drejtime. Banka e Shqipërisë sqaron se do të rishikohet mënyrë e kredidhënies dhe shoqëritë financiare do të kenë detyrim që të kërkojnë informacion për aftësinë paguese të klientëve.

Po ashtu në bazë të mundësisë për të shlyer huatë do të ketë një kufizim për numrin e kredive që mund të marrë një individ.

Ky kufizim është menduar të bëhet pasi nga analizat e bëra tek kredimarrësit e MCA e Final rezulton se gjendja financiare është rënduar me shumë tek ata klientë, që kishin disa kredi. Kjo ka ndikuar ndikuar në mos kthimin e kredive për shkak të pamundësisë për t’i shlyer.

Duke marrë shkas prej faktit se shoqëritë financiare jo-banka financojnë segmente problematike të shoqërisë  është menduar që të hartohet edhe një “blacklist” për klientët që nuk duhet të kreditohen.

Këto masa janë marrë pas skandalit të zbuluar me mikrokreditë ku qytetarët detyroheshin të paguanin disafish mbi vlerën e huasë që kishin marrë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!