Kristof Piontek është i Milanit, Higuain shkon në Londër

schedule21:02 - 23 Janar, 2019

schedule 21:02 - 23 Janar, 2019

Milani merr një përforcim të rëndësishëm tani në Janar. Sulmuesi polak, Piontek, mbërrin nga Xhenoa dhe pritet ta ndihmojë që të kualifikohet për në Champions. Një biznes për të gjithë.

Kristof Piontek do të shënojë që tani e tutje me fanelën e Milanit, ndërsa ish-klubi i tij, Xhenoa, do të marrë një pagesë të rëndësishme. Përfundon gjithçka mirë në bisedimet për sulmuesin polak, një nga më të mirët e Serisë A këtë sezon, që është tashmë lojtar i trajnerit Gatuzo, kundrejt shifrës së 35 milionë eurove. Piontek nuk vonoi aspak, por kaloi vizitën mjekësore në klinikën e klubit, duke qenë i gatshëm që të dalë në fushën e lojës.

“Nis Epoka Piontek, shkruan “La Gazeta delo Sport”, – sulmuesi është në Madonina, dhe mund të debutojë ndaj Napolit. Higuain mbërrin në Londër”.

Xhenoa kërkoi deri në 45 milionë euro për autorin e 13 rrjetave në Serinë A, njërin prej golshënuesve më të mirë, dhe padyshim zbulimi më i madh i kampionatit. Klubi gjenovez shpenzoi vetëm 4 milionë euro në verë, duke realizuar një biznes të r ëndësishëm. Të gjitha palët duken të kënaqura, por e vërteta është se ka një pakënaqësi.

Kjo, nga trajneri i parë i Piontekut në Poloni, që kërkon pagesën që i takon për formimin e sulmuesit, sipas rregullave të FIFA-s. Nuk dihet nëse do të ketë gjyq për këtë. Me Piontekun në sulm, pritet që Milani të shënojë më shumë gola dhe të sigurojë kualifikimin për në Champions, për herë të parë që nga sezoni 2013-2014. Ky transferim bëri të mundur që Gonzalo Higuain të largohet nga skuadra milaneze, dhe të shkojë në Londër ku do të luajë në fazën e dytë në radhët e Çelsit./abcnews.al