Kristiano Ronaldo është edhe një herë tjetër pranë largimit nga Reali. Mediat spanjolle raportojnë për krisje të marrëdhënieve të tij me presidentin e klubit, Florentino Perez.
Fitorja e Topit të Artë ndodhi vetëm pak ditë më parë.
Zyrtarisht, Kristiano Ronaldo quhet lojtari më i mirë i botës, por duket se as kjo nuk e ka bërë të lumtur dhe se po mendon për t’u transferuar.
Lajmet nga Madridi bëjnë me dije se ylli portugez ka mbetur i pakënaqur nga komentet e presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili ka ftuar në skuadër yllin brazilian, Nejmar, duke i thënë se në këtë mënyrë mund të fitonte Topin e Artë.
Ronaldo e ka quajtur ofendim, përderisa është ai fituesi i Topit të Artë dhe është aktualisht lojtar i Realit, ndërsa thuhet se ka autorizuar agjentin e tij për të realizuar largimin nga Spanja.
Cila mund të jetë skuadra e tij e re?
Sipas të gjitha gjasave, flitet për Paris SG.
Edhe muajin e kaluar pati zëra se Kristiano kishte biseduar me parizienët, ndërsa është e njohur dëshira e presidentit Naser Al Helaifi për ta pasur atë në ekip.
Besohet se PSG ka gati një oferte prej mbi 100 milionë eurosh për kartonin e yllin madrilen, plus lojtarin gjerman, Julian Draksler.
Klauzola e transferimit në kontratën e portugezit është 1 miliard euro, por kjo shifër cilësohet si e ekzagjeruar nga specialistët.
Ronaldo është 32 vjeç dhe këtë sezon nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, pavarësisht shënimit të shumë golave në Champions./abcnews.al