Çështja e targave në veri të Kosovës, duket se ka krijuar pështjellime në marrëdhëniet e qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara.
Në një bashkëbisedim në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, autorja e emisionit ‘Ballkan’ Linda Karadaku u shpreh skeptike për faktin nëse Kurti do të tërhiqet nga vendimi i tij.
Karadaku: Ka dy elemente, besoj se duhen ndarë nga njëra tjetra, ajo që themi me miq në Kosovë, është që vetëm Albin Kurti e rrëzon Albin Kurtin, ka 1/3 e votave, ka një mazhorancë të madhe, në nivel qendror, në bazë të disa sondazheve, ka 35 përqind të elektoratit. Problemi me opozitën është që Kurti është treguar vizionar duke e ftuar opozitën për të diskutuar, ndërkohë që nuk kishte një plan konkret, e cila shtrohet në tavolinë me opozitën, dhe jo për të mbajtur leksione. Kurti nuk mund ta thërrasë opozitën në takim për të qenë pjesë e ligjëratave të tij, prandaj dhe Haradinaj u largua.
Sipas autores së emisionit ‘Ballkan’ në ABC, një nga ministret e qeverisë Kurti e cila kishte planifikuar të shkonte në SHBA ka shtyrë vizitën atje.
Karadaku: Një nga ministret e Kosovës, që kishte planifikuar të shkonte në SHBA, e ka shtyrë vizitën, nuk dua të diskutoj për versionet që janë dhënën në median e Kosovës.
Për autoren e emisionit ‘Ballkan’ Linda Karadaku, ‘nëse kryeministri Kurti do të tërhiqej, do të rrëzonte shtyllat me të cilat është bazuar beteja e tij politike në 20 vitet e fundit, dhe do të binte e gjithë retorika e tij politike me të cilën ka ardhur në pushtet’.
Sipas Karadakut ‘marrëveshjet për të cilat bëhet fjalë, janë marrëveshje që nuk janë nënshkruar nga Z. Kurti apo vetëvendosja, që nga viti 2012, 2013. Kanë qenë marrëveshje të kryeministrave që tani jane në opozitë. Ai ka një pretekst për tu tërhequr’./Abcnews.al/