Krishtlindje në det, vlonjatët festojnë në mënyrë të pazakontë

schedule13:06 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 13:06 - 25 Dhjetor, 2018

E pazakontë, por jo e pamundur. Shumë vlonjatë kanë zgjedhur t’i festojnë Krishtlindjet pranë bregdetit. Ndërsa më guximtarët janë larë në det.

Krishtlindje në det. Nga titulli i ngjan filmave të famshëm, por në Vlorë është realitet. Të sfidosh edhe temperaturat e ulta. Mbi të gjitha të zgjedhesh që në këtë ditë të Krishtlindjeve të kalosh disa orë pranë detit, madje dhe të lahesh, pavarësisht të ftohtit. Kështu ndodhi edhe këtë 25 dhjetor. Një mënyrë e veçantë për të festuar Krishtlindjet. Një prej guximtarëve është femër. Prej disa vitesh jashtë vendit, ajo ka zgjedhur ti kalojë festat në vendlindje.

Notarja: “Unë duhet të futem në det, është dashuria ime.”

Një pjesë tjetër e qytetarëve vlonjatë ka preferuar të festojë në shtëpitë e tyre ose në restorantet pranë familjarëve. Megjithatë deti mbetet gjithmonë i dashur për vlonjatët, kur edhe ditën e Krishtlindjeve kanë preferuar ta nisin duke u larë në det./abcnews.al