Kriset marrëdhënia mes “vëllezërve”? Veprimi i fundit i Ilirit flet shumë për raportin me Sabianin

schedule10:11 - 13 Maj, 2022

schedule 10:11 - 13 Maj, 2022

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se Sabiani dhe Iliri kanë pësuar një krisje në miqësinë e tyre. Këto thashetheme qarkulluan pas një deklarate që bëri këngëtari gjatë një interviste që dha për Donaldin në emisionin e tij të ri.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se asnjë urim publik nuk erdhi nga Iliri. Ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy miqve, ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin ende në rrjete sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!