Kriset Doshi me PS në Shkodër/ Këshilltarët e PSD braktisin mbledhjen

schedule15:20 - 21 Mars, 2024

schedule 15:20 - 21 Mars, 2024

Ky moment shënon krisjen e koalicionit të socialistëve me Tom Doshin në Shkodër.

Janë këshilltarët e Partisë Social Demokrate të cilët braktisën punimet e mbledhjes së këshillit bashkiak të enjten.

Të parët që u larguan ishin këshilltarët e koaliconit “bashkë fitojmë” të cilët kërkuan interpelancë me kryetarin e bashkisë Benet Beci për shkarkimin e disa punonjësve nga bashkia.

Fill pas tyre dolën edhe këshilltarët e Tom Doshit duke u bërë shkak për përfundimin e mbledhjes që nuk mund të vazhdonte pa kuorumin prej 26 këshilltarësh.

Partia Socialiste ka 18 vende në këshillin bashkiak, numra që nuk i mjaftojnë për të zhvilluar mbledhjet e vetme ndërsa PSD ka 11 vende.

Kjo është hera e parë që këshilltarët e Tom Doshit braktisin mbledhjet e keshillit bashkiak duke ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me koalicionin historik që ata kanë me socialistët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!