Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krisafi: Irani do lëshojë akoma më shumë dronë/ Veliu: Lufta duhet të përfundojë, populli iranian duhet të zgjedhë…

schedule21:40 - 5 Mars, 2026

schedule 21:40 - 5 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Lulëzim Veliu u shpreh se gjëja më e rëndësishme është përfundimi i luftës dhe mundësia që populli i Iranit të zgjedhë vetë një qeveri dhe pushtet të pranueshëm për shumicën e grupeve brenda vendit. Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse kjo i pëlqen apo jo Donald Trump, pasi me përfundimin e luftës pritet largimi i regjimit aktual që ka mbi 40 vite në pushtet.

“ Gjëja më e rëndësishme është që kjo luftë të përfundojë dhe populli iranian të gjejë formën e zgjedhjes dhe përcaktimin e një qeverie dhe pushteti që do të jetë i pranueshëm për shumicën e grupeve që ekzistojnë brenda atij shteti. Një gjë e tillë, a do t’i pëlqejë Trump apo jo, nuk ka rëndësi; me rëndësi është se ata që u cilësuan si pushtet terrorist do të ikin me mbarimin e kësaj lufte dhe kushdo që do të vijë pas kësaj.

Me siguri që do të jetë shumë më mirë se çfarë po përjetojmë tani; bëhet fjalë për një regjim mbi 40 vite në pushtet dhe të tejkalohet njëherë kjo situatë, e më pas të ndërtohet një sistem demokratik që do të ishte i pranueshëm për popullin iranian.”



Eksperti Ledion Krisafi tha se Irani do lëshojë akoma më shumë dronë, edhe pse ka pasur një reduktim krahasuar me ditët e para.

“Në krahasim me ditën e parë, dita e djeshme – pasi dita e sotme nuk ka përfunduar ende – rënia ka qenë rreth 80 për qind; tani jemi tek dhjetëra raketa. Në Emiratet e Bashkuara Arabe kishim 6 raketa balistike. Irani do lëshojë akoma më shumë dronë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!