TIRANË- Një ditën më parë një 20-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatarët në Tiranë, ndërsa kjo ngjarje e rëndë shkaktoi reagime të shumta në sferën publike duke u komentuar edhe në mediat sociale.
Ekpertët e edukimit thonë se rritja e rasteve të krimit tek të rinjtë dhe adoleshentët është kthyer në problem serioz për shoqërinë shqiptare. Punonjësi social, Klaudio Pulaha, u shpreh për ABC Nees se gjatë vitit 2022 janë kryer 1470 vepra me protagonistë të rinjtë nën 18 vjeç.
“Të mos e bëjmë mollë sherri, dhe të mos e bëjmë fajtore dhe të mos e rëndojmë gjendjen e saj. Vlen të theksohet se kemi rritje të kriminaliteti tek te rinjtë, në vitin 2022, sipas të dhënave ka 1470 vepra që janë kryer nga të miturit nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë kemi të bëjmë me 50 të mitur që janë ndaluar dhe arrestuar dhe ndërkohë të mitur të tjerë janë duke u gjykuar në gjendje të lirë”, tha ai.
Ai theksoi se në edukimin e fëmijëve familja duhet të luajë rol bazik, më pas shkolla dhe shoqëria. Sipas tij, prindërit duhet të kalojnë kohë cilësore dhe të ulen të flasin me fëmijët, që t’u shprehin dashurinë dhe kujdesin e tyre.
“Adoleshentët po shfaqin sjellje dhune dhe po i tejçojnë ato sjellje. Familja është ndër institucionet kryesore. Prindërit duhet të kalojnë një kohë cilësore me fëmijët e tyre, edhe ajo 1 orë që kalohet, duhet t’i flitet dhe të këshillohet, sepse tek e fundit jenë fëmijë dhe duhet ta marrin këtë dashuri dhe ta tejçojnë më pas. Është shkolla që është shumë e rëndësishme, që të parandalojmë, që këto rastet e akuzimit janë shenjat tek e cila mund të paraprijmë në këto situata”, tha ai.
Punonjësi social propozoi ngritjen e disa shërbimeve komunitare që t’ju vijë në ndihmë fëmijëve, të cilat shfaqin sjellje anti-sociale..
“Duhet të krijohen dhe të ngrihen disa shërbime komunitare miqësore për të rinjtë që mund të shfaqin sjellje anti-sociale, sepse sot e kësaj dite kemi mungesë të këtyre shërbime.. Duhet të këtë një qendër rinore në çdo qyte që të ofrojë këshillim psikologjik falas”, tha ai.
Sociologia Entela Binjaku, teksa komentoi vrasjen e 20-vjeçarit, thotë se në vendin tonë ka humbur autoriteti prindëror dhe ka një sensibiliteti shoqëror po ashtu tepër të ulët.
“Jam shumë e keqardhur, që në 24 orët fundit, 3 familje shqiptare, janë në vështirësi të mëdha. Kjo tregon se në shumë prej familjeve tona, mund të shkosh drejt të një papriture, sepse ndonjëherë dhuna ka filluar shumë herët. Familjet tona përballem me rënien e autoritetit prindëror”, theksoi ai.
Sipas saj, shkolla duhet të bëjë më shumë në pjesën e edukimit të fëmijëve në rritjen e ndjeshmërisë qytetare. Ajo shtoi se të rinjtë po largohen nga kultura dhe ky tregues shtoi sociologia është i papranueshëm.
“Puna të bën njëri, më shumë besim tek shkolla, më shumë presin nga shkolla në edukim, sepse po jetojmë në një periudhë ku edhe shkolla ka një ulje të autoritetin e saj dhe ndikimin e saj mbi shoqërinë . Nis në familje, sepse familja është shkolla e parë, dhe vazhdon gjatë shkollës edhe ne synojmë të përçojmë tej të rinjtë nevojën për më shumë edukim. Të rinjtë tanë po largohen nga kultura, po bie ndjeshmëria e shoqërisë, sepse sensibilitetin e edukon kultura” , tha mes tjerash./n.m. abcnews.al