“Krimi shtetëror duhet ndëshkuar”/ Leka: Dorëshkrimet e Zamir Dules të merren në ruajtje nga Prokuroria! Çupi: Berisha, përgjegjësi i trazirave të marsit të ‘97

schedule21:11 - 8 Prill, 2024

schedule 21:11 - 8 Prill, 2024

TIRANË- Në emisionin “Real Story” në ABC News gazetari Martin Leka foli për ngjarjen e 2 marsit të 1997 , për sulmin që iu bë gazetës “Koha Jonë”, si edhe dhunës ndaj gazetarit Zamir Dule.

Gjatë kësaj interviste, gazetari Leka u shpreh se Zamir Dule ka lënë pafund dorëshkrime apo edhe dritare, duke theksuar se të gjitha këto letra të tij duhet të merren nga Prokuroria në ruajtje të gjithë dorëshkrimet e tij.

“Ato mund të jenë objekt i prokurorisë apo edhe i sociologëve sepse ka folur me kodë”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Frrok Çupi rrëfeu disa momente nga ngjarja e dy marsit të ’97 ku u sulmua redaksia e “Koha Jonë”.

“Ata që vranë Zamir Dulen erdhën në redaksinë e gazetës koha jonë me bajoneta kallashnikov dhe kërkonin prapë Zamir Dulen, Po të njëjtën persona erdhën në redaksinë te “Petro Nini”, po të njëjtët. Njëri nga ata që ka marrë pjesë në vrasjen e tij, më ka marrë mua në makinën jeshile të redaksisë. Shoferi ka qenë një djalë i ri dhe nuk e kuptonte të folurën tropojance”, duke shtuar: “Ata e dhunuan e dregaduan dhe e degjeneruan. Ky është një krim kundër njeriut. Dhe kjo e pafalshme”.

Gjithashtu Leka ka bërë përgjegjësin kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar si shkaktarin kryesor ndërsa i bën thirrje drejtësisë që të mos heqë dorë, por ta hetojë këtë çështje.

“Unë di vetëm një emër, di që Sali Berisha është përgjegjësi kryesor, urdhëruesi dhe e dinë të gjithë që ai ishte shkaku u ngjarjeve të marsit. Por problemi është që këto duhet të zgjidhen me drejtësi dhe këto krime duhen ndëshkuar. Gjithashtu edhe SPAK duhet të nisë hetimet. Prokuroria duhet të marrë në ruajtje të gjitha shkrimet e tij. Jam në gjendje të dëshmoj dhe të firmos që krimi ndaj Zamir Dules dhe gazetës Koha Jonë , ishte krim shtetëror që ende sot nuk është ndëshkuar”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!