Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi shqiptar në fokusin e “Dossier”

schedule19:15 - 24 Mars, 2019

schedule 19:15 - 24 Mars, 2019

Krimi i organizuar shqiptar dhe lidhjet e tij me politikën kanë qenë në fokus të programit të njohur të televizionit RAI 2, “Dossier”. Gazetari që ka realizuar reportazhin ka mbledhur dëshmi të ndryshme, nga politikanë në pushtet dhe në opozitë e deri tek trafikantët për të treguar ekzistencën e një fenomeni shpesh herë të injoruar.

Televizioni italian Rai 2 ka transmetuar mbrëmjen e së shtunës një emision kushtuar Shqipërisë, në fokus të të cilit ka qenë edhe evolucioni i krimit të organizuar shqiptar. Programi “Dossier” i edicionit të lajmeve ka folur për lëvizjen e grupeve shqiptare nga trafiku i qenieve njerëzore, tek kontrabanda e cigareve e deri tek kultivimi i kanabisit dhe trafikimi i drogave të rënda. I dërguari i Rai 2 në Shqipëri së pari ka intervistuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili flet me krenari për rezultatet e arritura sipas tij në luftën kundër drogës.

Ardi Veliu: “Policia është e angazhuar, teknologjitë tona janë të angazhuara në këtë luftë. Viti 2018 ka qenë viti me statistikat më të mira. Kemi kryer qindra orë monitorime.”

Më pas radha është e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili jep një version komplet të kundërt dhe deklaron se fitimet nga kanabisi tani grupet kriminale i kanë investuar për trafikimin e kokainës.

Sali Berisha: “Importi i bananeve është rritur 10 herë. Të gjithë vijnë me konteinerë bananesh, ose të tjera”.

Emisioni citon edhe hetues të Antidrogës italiane, që thonë se grupet kriminale shqiptare kanë vendosur kontakte me kartelet amerikano-jugore, njësoj si mafia kalabreze Ndrangheta. Sipas Rai-t, kalabrezët dhe ortakët e tyre shqiptarë kanë kontrollin e drogave të rënda në Europë. Gjithashtu, marijuana shqiptare përdoret si monedhë për t’u këmbyer me heroinën në Turqi dhe kokainën në Amerikën e Jugut. Më pas është radha e një narkotrafikanti në Durrës, i identifikuar me emrin Igli, që jep detaje se si trafikohen armët dhe narkotikët drejt vendit fqinj.

Trafikanti: “Kjo është arma më e fortë. Shiten në Itali për 500 euro. Udhëtojnë përmes konteinerëve, peshkareçave dhe gomoneve. E përdorim për të mbrojtur mallin, për të kryer grabitje dhe gjëra të tjera”.

Duke qëndruar në Durrës, një tjetër aspekt ku programi “Dossier” është ndalur ka qenë lidhja mes krimit të organizuar dhe politikës. Gjatë emisionit përmenden bisedat telefonike mes kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe grupit të Avdylajve, të cilët konsiderohen trafikantë të nivelit të lartë.

Fenomeni i shit-blerjes së votës është prekur gjerësisht në “Dosier”, por për kryeministrin Edi Rama bëhet fjalë për një dukuri që nuk është vendimtare në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Edi Rama: “Shit-blerja e votës ekziston edhe në Shqipëri, sikurse në Itali dhe vende të tjera. Por që shit-blerja të vendosë fatin e zgjedhjeve nuk bëhet fjalë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!