Lushnjë -Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në fshatin Garunjas të Lushnjes.
Konflikti për pronën ka bërë që dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla, 31 dhe 33-vjeç të qëllojnë me armë gjahu, çifte mbi xhaxhanë dhe tre djemve të tyre, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla.
Nga të shtënat ka gjetur vdekjen Romeo Hasalla, ka gjetur vdekjen ndërsa kanë mbetur të plagosur, babai i tij dhe dy vëllezërit e tjerë. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja e ABC, Valbana Davidhi, raporton se dy familjet janë kushërinj me njëri tjetrin dhe konfliktin për tokën e kanë pasur prej vitesh.
Disa dite me parë janë konfliktuar verbalisht ndërsa mëngjesin e sotëm situata ka precipituar në përdorimin e armë.
Shuaipi dhe tre djemtë e rij kanë shkuar mëngjesin e sotëm të punojnë tokën dhe kushërinjtë e tyre Kastriot e Afrim Hasalla kanë qëlluar mbi ta me çifte duke lënë një të vdekur dhe tre të plagosur.
Viktima Romeo Hasalla baba i dy fëmijëve të mitur kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy vëllezërit që kanë kryer krimin, Kastriot e Afrim Hasalla, ndërsa po ashtu në kërkim është shpallur djali i Kastriotit 20-vjeçari Marjus Hasalla.
Nga pamjet e siguruar nga ABC, shihet edhe vendi ku ndodhi krimi tronditës, ku gjurmët e zetorit janë ende të freskëta.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë. e.l/abcnews.al/