Krimi “ngre” në këmbë Policinë, 86 pika kontrolli në rrugët kombëtare, 22 të arrestuar

schedule11:42 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:42 - 21 Shtator, 2020

Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit.

Përgjatë ditëve të fundit, policia ka ngritur një sërë pikash kontrolli, ku vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, janë organizuar 86 të tilla, dhe janë arrestuar rreth 22 persona.

Në kryeqytet, shërbimi i “Shigjetave” ka arrestuar një person i cili ishte i shpallur në kërkim nga gjykata e Fierit për vrasje më 24 nëntor 2019.

Ndërsa, në fshatin Zallë, Fushë Krujë, janë gjetur 203 kilogramë lëndë narkotike dhe është arrestuar babai, ndërsa dy djemtë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu edhe në Elbasan u arrestua në flagrancë një 41-vjeçar, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar ndërsa në Korçë është arrestuar një tjetër person pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

N.D./abcnews.al