Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Hoxhajt, dyshime për hakmarrje/ 58 vjeçari i përfshirë në një ngjarje kriminale, si informator

schedule10:14 - 30 Prill, 2025

schedule 10:14 - 30 Prill, 2025

58-vjeçari Renato Hoxhaj i cili u ekzekutua në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë mëngjesin e së dielës dyshohet  të jetë vrarë për hakmarrje. Sipas të dhënave te siguruara deri tani nga grupi hetimor, dyshohet se Hoxhaj  ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur kohë më parë në qytetin e Vlorës.  Policia dyshon se Renato Hoxhaj mund te ketë pasur rolin e informatorit dhe për këtë arsye eshte ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje.

Mbrëmjen e së hënës policia vuri në pranga në Tiranë një person që dyshohet të ketë bashkëpunuar me ekzekutorët e Renato Hoxhajt në Vlorë. Eris Mehmeti, sipas hetimeve, dyshohet se i ka dhënë  makinën autorit te atentatit. Hetuesit arriten tek ky person, pas identifikimit te mjetit me të cilin lëvizi vrasësi i 58 vjecarit Hoxhaj. Mjetit i ishin ndërruar edhe targat që dyshohen të jene te vjedhura.

Ne telefonin e sekuestruar te ndaluarit Eris Mehmetajt jane gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar te ekzekutimit. Tashme  policia ka nje emer per autorin e dyshuar te vrasjes se Renato Hoxhajt, bazuar ne komunikimet me te ndaluarin Mehmeti dhe pamjet e kamerave ne zonen ku ndodhi atentati ne Vlore te dielen. Në këto pamje të kamerave të sigurisë, shfaqet autori i maskuar teksa shkon për të ekzekutuar Renato Hoxhajn.

Hetuesit kanë mundur të zbulojnë edhe intinerin e vrasësit I cili rezulton që deri në Ksamil të jetë larguar me të njëjtën makinë. Aty ekzekutori ka zbritur dhe ka ecur në këmbë ndërsa më pas ka përdoru një taksi . Kjo e fundit po verifikohet nga policia për të gjetur gjurmë të tjra. Sipas te dhenave te deritanishme nga hetimi, një prej vrasësve dyshohet se është larguar në Greqi ilegalisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!