Gazetari Roland Beqiraj siguron për ABC News fotot e dy të viktimave në Korçë.
Sipas policisë shtetasi Ilo Lluka ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine, banues në Korçë.
Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, ka vrarë veten me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat.