Krimi në Kamëz/ Shkak dyshohet konflikti për pronën, policia njoftim zyrtar: Një i vrarë dhe një i plagosur

schedule14:57 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:57 - 30 Nëntor, 2023

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në zonën e Laknasit në Kamëz. Në një reagim zyrtar policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur pnë Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”.

Ka qenë 70-vjeçari Maliq Marku i cili pas një konflikti ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa dhe plagosur 50 -vjeçarin Besim Keça. Gazetari Ervin Leka tha për ABC se fillimisht këta persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shkak i sherrit dyshohet se është bërë prona.

Këta shtetas janë fqinj me njëri-tjetrin. Sakaq autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!