Krimi në familjen dibrane, banori: Shkuam dje për ngushëllim, sot e morëm vesh që e vrau nusja

schedule14:22 - 11 Prill, 2021

schedule 14:22 - 11 Prill, 2021

Një ngjarje e rëndë tronditi Dibrën së fundmi. Nusja 44-vjeçare Miranda Markja vrau me thikë vjehrrën e saj Nazmije Markja 74 vjeçe në fshatin Maqellarë.

Banorët janë shprehur të tronditur për atë që ka ndodhur, ndërsa thonë se të vërtetën e ngjarjes e kanë mësuar përmes mediave. Një prej banorëve të fshatit thotë se kanë shkuar dje për ngushëllim, por nuk e kanë ditur se e moshuara është vrarë nga nusja e saj.

 

“Na njoftuan. Sollën njeri këtu, ka vdekur filanja. E dimë që ka qenë sëmurë, me azëm. Shkuam aty takuam njerëzit e afërt, kishin ardhur vëllezërit dhe pastaj dolën. Jashtë ishte një polic. S’na tha asgjë. Unë erdha në shtëpi, ishte vonë. Sot e kam marrë vesh, më pyeti një shok që e kishte dëgjuar në tv.

Nuk e dimë nëse ka vuajtur nga depresioni. Ka vite që është këtu. Kur shkuam nuk na thanë gjë, ishin ata të lagjes së vet. Thanë e sëmurë ka qenë, bën vaki që edhe ata se kanë ditë,” thotë ai. g.v/abcnews.al