“Krimi i mirëmenduar pas konflikteve të vazhdueshme në familje”, policia: Vrasja e babait ndodhi më 10 shkurt

schedule18:18 - 23 Shkurt, 2024

schedule 18:18 - 23 Shkurt, 2024

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë dhe si autor të ngjarjes janë vënë në pranga tre fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.

Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita ka zbuluar rolin e 19-vjeçares, Hygerta Meta, e cila e pranoi e para krimin, duke mos ndarë shumë të dhëna për shkak të hetimeve që janë në vazhdim.

“Edhe 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe dihet që arsyeja ka qenë konflikti që kjo dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur me babain.

Nuk është një konflikt i çastit, është një ngjarje që familjarët e kanë mirëmenduar.

Ekzekutorja e ka pranuar akuzën dhe ka shpjeguar rolin që ka pasur. Motra në momentin e parë e ka pranuar që e ka kryer ajo këtë krim të rëndë, por hetimet e thelluara bën që ne të vazhdojmë pasi ajo mori përsipër të gjithë krimin. Është vërtetuar nga mjekësia ligjore dhe data e vrasjes ishte 10 shkurt, dita kur u zhduk”, tha Hita./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!