Konflikti mes babë e bir, Enver dhe Esmerald Ballës, dyshohet se lindi për çështje parash. Policia e Durrësit, në një deklaratë zyrtare, tha se Esmeraldi kishte dyshime se i ati, Enveri kishte vjedhur 7.5 milionë lekë kursime familjare.
Më 13 gusht, 30-vjeçari, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Ishte vetë autori, i cili bëri kallëzim në polici për humbjen e babait të tij, teksa pas 3 javësh hetime, policia ka zbardhur ngjarjen.
Ndërkaq, djali tjetër i viktimës, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime./abcnews.al