Me urdhër të prokurorisë së posaçme Agjentë të byrosë kombëtare të hetimit të mbështetur edhe nga policia kanë ushtruar kontrolle në disa zona në shkodër në kuadër të procedimeve të nisura për krimet zgjedhore. Veprime hetimore dhe kontrolle janë ushtruar në disa zona, si Malesi e Madhe, Barbullush, Mjedë e Bushat. Në zonën e Bushatit mësohet se janë lëshuar 6 ushtruar kontrolle pqe anëtare të shtabit elektoral të partisë Social Demokrate që drejtohet nga Tom Doshi me dyzhimin se janë përfshirë në krime zgjedhore.
Hetimet po udhëhiqen nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi që është caktuar për hetimin e krimeve zgjedhore në këtë qark. Nw lidhje me situatwn zgjedhore nw Shkodwr foli edhe kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së dhënë për Real Story. Rama deklaroi se partia socialiste ka hyrë në garë për të fituar zgjedhjet ndwrsa rrefuzoi bashkëpunimin me ccdo subjekt politik përfshi edhe atë që drejtohet nga Tom Doshi.
Gjatë paradites, kreu i SPAK Altin Dumani zhvilloi një takim me drejtuesit e prokurorisë së shjkodrës dhe policisë vendore në lidhje me kordonimin e task forcës së ngritur për goditjen e krimeve në zgjedhjet e 11 majit. Dumani sqë shoqërohej edhe nga drejtuesi i krimit të organizuar Adnand Xholi zhvilluan një tjrtër takim këtë radhë në prokurorinë e Lezhës.
Nga ana tjetër SPAK njoftoi po ashtu zyrtarisht se nga 35 hetime që po kryen për krime zgjedhore, 33 prej tyre janë regjistruar për veprën e korrupsionit aktiv në zgjedhje ndërsa 2 procedimet e tjera për përdorim të funksionit publik për qëllime politike e shpërdorim detyre.