Analisti Ergys Mërtiri foli për hetimet për krimet zgjedhore.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ai tha se SPAK është një institucion që heton vjedhjen.
Gjithashtu nënvizoi se ka dhjetëra raste që SPAK po heton sa i përket krimeve zgjedhore.
“SPAK nuk është institucion që të pengojë vjedhje votash. Por në thelb është ai që heton vjedhjen. Masa parandaluese ka të bëjë me frikësimin. Por ka dhjetëra raste që SPAK po heton. Edhe nga PS ka individë edhe nga PD. Nuk shoh që SPAK është treguar selektiv. Por them që SPAK do hetojë edhe në bazë të kallëzimeve që ka…”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/