Prokuroria e Posacme ka ushtruar kontroll banese dhe kontroll personal ndaj ish-kryebashkiakut te Kavajes Elvis Roshi me dyshimin se ka kryer vepren penale te korrupsionit ne zgjedhje.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar 50 vjeçarit iu bllokua telefoni celular dhe në një ambjent në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
Policia thotë se kontrolle janë ushtruar dhe ne banesat e pese personave te tjere te dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Orges Sinella 38 vjeç, Tak Rroshi 44 vjeç banues në Kavajë dhe Tauland Hasa 35 vjeç banues në Qerret të Durrësit policia thotë se iu sekuestroi telefonat celularë.
Ndërsa Mirel Sinella, 37 vjeç, banues në Kavajë, policia thotë se I i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçem Edvin Kondili.
Deri tani nuk ka persona te ndaluar, ndersa ka dyshime se personat e dyshuar te jene te perfshire ne korrupsion zgjedhor. Me heret prokuroria e posaçme ne kuader te hetimeve per krimet zgjedhore ushtroi kontrolle edhe ne qarkun e shkodres dhe sekuestroi edhe celularin e kryebashkuakut ge vaut te drjes Kristjan Shkreli me dyshimin se ka kryer korrupsion ne zgjedhje. Po keshtu kontrolle jane ushtruar edhe tek disa mbeshtetes te partise social demokrate.