Kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirinë/ Rekursi i Erion Veliajt mbërrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

schedule22:07 - 14 Qershor, 2025

schedule 22:07 - 14 Qershor, 2025

TIRANË- Rekursi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është regjistruar në Gjykatën e Lartë dhe çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Albana Boksi.

Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca, ndërsa Veliaj ka kërkuar shfuqizimin e masave të sigurisë arrest në burg të caktuara nga të dyja shkallët e gjykimit.

Veliaj mbahet i arrestuar prej muajit shkurt të këtij viti, dhe i akuzuar si i përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!