Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamnetare të 11 majit Prokuroria e pergjithshme njoftoi mbi te dhenat zyrtare të kallezimeve penale per krime zgjedhore qe jane depozituar deri me daten 9 maj.
Në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë depozituar 54 kallëzime dhe për 23 prej tyre është vendosur rregjistrimi duke vijuar me hetimet e mëtjeshme. Edhe pse Tiranë deri më tani mban numrin më të madh të kallzimeve me 14 të tilla, hetuesit nuk kanë rregjistruar deri më tani asnjë prej tyre për të vijuar me hetime të mëtejshme.
Ndërsa në prokurorinë e Fierit, janë depozituar 5 kallëzime dhe në të njëjtën kohë janë duke u kryer veprime hetimore për të gjitha këto raste. Prokuroria e dytë më numrin më të l;artë të kallëzimeve është ajo e Dibrës me 9 të tilla, ndërsa në 2 raste është rregjistruar hetimi për të bërë të mundur identifikimin e personave të dyshuar.
Nga ana tjetër, janë dërguar për kompetencë në prokurorinë e posaçme, 2 kallëzime nga Prokuroria Durrësit dhe Lezhës si dhe dy procedime nga Prokuroria Fierit dhe Shkodrës.
/abcnews.al