Krimet e luftës/ Qeveria serbe: Gjenocidin e kreu UÇK-ja

schedule20:16 - 22 Shkurt, 2018

schedule 20:16 - 22 Shkurt, 2018

Duke iu rikthyer debatit për krimet e luftës, qeveria serbe ka deklaruar se ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ajo që kreu gjenocidin dhe spastrimin etnik më të madh, duke dëbuar serbët nga territori kosovar.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, thotë se në Kosovë është kryer gjenocid, por atë e kanë kryer shqiptarët dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndaj popullit serb. Ky reagim ka ardhur pas deklarimeve në Facebook të kreut të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avudlla Hoti, i cili kishte shkruar se Vuçiç nuk e ndihmojnë petkat e reja për të mbuluar krimet dhe gjenocidin. Gjuriç i ka bërë këto komente gjatë promovimit të turizmit serb në Kosovë.

Marko Gjuriç, shef i zyrës për Kosovën-Serbi: “E vërteta është se UÇK-ja terroriste ka kryer krimet më të rënda dhe spastrimin etnik dhe janë shpërnglur 247 mijë njerëz nga Kosova e Metohia. Ne nuk do të heshtim. Z. Hoti mjafton të shëtisë në Prishtinë dha ta shohë se atje nuk ka më serbë”.

Hoti kishte shkruar edhe se Vuçiç do të duhej të lutej për viktimat e politikës së tij. Por Gjuriç ka thënë se Serbia ka një sjellje tjetër nga deklarimet e Hotit dhe politikës në Kosovë./abcnews.al

Idro Seferi, gazetar i ABC News, Beograd