Gjatë vitit 2018 në qytetin e Shkodrës ndodhën një sërë krimesh të rënda. Por, pavarësisht se ato bënë bujë dhe e kthyen qytetin në një “Palermo”, hetuesit nuk kanë gjetur akoma gjurmë që të çojnë tek ekzekutorët.
“Isha duke peshkuar kur vranë Arjanin, i njoh ata që e qëlluan”. Kështu besohet të jetë shpreh tregtari i peshkut Fatos Ferracaku pasi ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracakun.
Ky thashethem u përdor si motiv ndaj atentatit në ambjentet e tregut, ku dhe ushtronte aktivitetin e tij. nPo pinte kafe me kunatin Fatmir Mehaj, i cili mbeti i plagosur.
Para kësaj ngjarjeje disa krime kishin ndodhur në Shkodër njeri pas tjetrit në vitin 2018.
Pesë të vrarë, 2 të zhdukur dhe 1 atentat me tritol.
Nisi me terrorin në mes të qytetit. Një bombë shpërtheu mes njerëzve. U plagos personi për të cilin u tha se ishte shenjestra i njohur si i forti në Shkodër, Lul Kulla.
Pamjet ngjanin si një akt terrorist ku 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Çdo gjë u shkatërrua, por Kulla shpëtoi. Për të, tre të rinj nga Elbasani janë në pranga të dyshuar si të paguar për të eleminuar 42-vjeçarin.
Në qershor, 2 persona u zhdukën në Shkodër pa lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla. Asnjë shenjë jete, asnjë telefonatë.
Në 15 korrik vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci brenda në makinë. Fëmija i tyre 5-vjeç i shpëtoi plumbave.
Në 8 gusht u vra në një atentat mafioz Fabardh Lici, kunati i Lul Kullës. Lici ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur dy persona e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.
Arjan Ferracaku ekzekutohet në 1 shtator në momentin që ishte duke kaluar në zonën e Hidrovorit në Dobraç të Shkodrës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona, por që deri më sot Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë. /abcnews.al