Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krim në sy të fëmijëve, shqiptari vret gruan në Greqi

schedule11:22 - 22 Gusht, 2025

schedule 11:22 - 22 Gusht, 2025

GREQI- Një krim brenda familjes ka tronditur Greqinë. Një shqiptar, 40 vjeç, vrau gruan e tij 36-vjecare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe me pas u arratis.

Krimi ndodhi në pallatin ku jetonte familja në rrugën Konstanta ne Volos. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan debatin.

Më pas, burri, dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit. E gjithë skena brutale është zhvilluar në sy të katër fëmijëve te mitur te çiftit.

Mediat vendase raportojnë se njëri nga fëmijët i ka thënë policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë”. Gruaja i ka marre lëndimet vdekjeprurëse ne shpinë dhe në qafë.

Autori i krimit, ndërtues me profesion, doli me vrap nga pallati pasi kreu aktin e rende ndërsa policia greke ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë. Zona është rrethuar nga forca shumta policie, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Sipas autoriteteve policore nuk ka pasur histori dhune në familje, megjithatë, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. Hetimet kane nisur, ndërsa autoritetet po ndërtojnë dinamiken e plote te ngjarjes për te përcaktuar shkaqet që çuan në vrasjen e gruas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!