Krim në Itali/ Vritet me thikë një shqiptar, agresorët i plagosin dhe vëllain

schedule10:12 - 26 Nëntor, 2024

schedule 10:12 - 26 Nëntor, 2024

ITALI- Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali. Mediat fqinje raportojnë se krimi i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Marghera.

Viktima është një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai është goditur disa herë me thikë, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane sherri ka ndodhur në mes të rrugës.

Personat e dyshuar të vrasjes së shqiptarit dhe plagosjes së vëllait të tij janë dy persona me kombësi maqedonase. Ata janë vënë në pranga të Policisë italiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!