Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë. 33-vjeçari, Erjon Pelivani, është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij.
Fatmir Tarellari, sipas raportimeve te mediave greke, e kreu krimin pasi vajza 18 vjeçare qe kishte nga martesa e pare i rrëfeu se vëllai i njerkës e përdhunonte prej 9 vitesh dhe e shantazhonte me publikimin e fotove dhe videove te momenteve intime.
Referuar mediave greke, 50-vjeçari Tarellari kishte marrë armën nga shtëpia dhe i kishte kërkuar bashkëshortes ti telefononte vëllait të saj për ta ndihmuar për një problem teknik që kishte makina.
Ky ishte kurthi që kishte ngritur për të sjellë 33 vjeçarin në vendndodhjen e tij. Kur të dy u takuan, patën një debat të ashpër verbal. Situata doli jashtë kontrollit, Talellari nxori armën dhe qëlloi Pelivanin në fytyrë. Viktima u kap në befasi dhe tentoi t’i marrë armën. Në atë moment u dëgjua e shtëna dhe ai u rrëzua përtokë me një plumb në kraharor. Pas krimit 50 vjeçari Fatmir Tarellari është vet dorëzuar në policinë e rajonit Volos.
Ai ka treguar para autoriteteve se vendosi te vriste kunatin pasi të martën në mëngjes vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33 vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.
Bashkëshortja e 50-vjeçarit dhe motra e viktimës ka treguar për mediat greke se ajo nuk ishte në dijeni për veprimet e vëllait të saj. Gruaja tha se rasti doli në dritë tre ditë më parë dhe deri atëherë vajza nuk kishte përmendur asgjë për përdhunim.
Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk i kishte lënë asnjë dyshim për aktet e pahijshme.
“Nuk dija gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, tha motra e viktimës për mediat ne Greqi.
/abcnews.al/