Një grua është akuzuar së bashku me burrin dhe djalin e saj për vrasjen e një roje të sigurisë, i cili refuzoi hyrjen e vajzës së saj në një dyqan, sepse ajo nuk mbante maskë në fytyrë.
Calvin Munerlyn, 43 vjeç, u qëllua në pjesën e pasme të kokës të premten në dyqanin “Family Dollar” në Flint, Michigan, një nga shtetet amerikane të goditura më rëndë nga pandemia.
Ai u sulmua pasi i tha vajzës së 45-vjeçares Sharmel Teague se nuk mund të hynte në dyqan pa një maskë.
Bashkëshorti Larry Teague, 44 vjeç, dhe i biri, Ramonyea Bishop, 23 vjeç, akuzohen se shkuan në dyqan menjëherë pas kësaj dhe e sulmuan për vdekje rojen Munerlyn.
Sharmel Teague është arrestuar, por dy të dyshuarit e tjerë mbetën të lirë. Të tre përballen me akuza të vrasjes me paramendim të shkallës së parë dhe akuza për armë zjarri.
44-vjeçari Larry Teague gjithashtu akuzohet për shkelje të urdhrit të guvernatorit që kërkon përdorimin e maskave brenda dyqaneve për të parandaluar transmetimin e koronavirusit.
Vajza e Sharmel nuk është akuzuar.
Pas grindjes fillestare verbale në dyqan, siç tregoi Prokurori i Qarkut Genese David Leyton në një konferencë shtypi të hënën, se zonja Sharmel Teague bërtiti dhe pështyu mbi rojen Munerlyn para se të largohej me makinë.
Ajo u kthye pak kohë më vonë me djalin dhe burrin e saj, pak para se të ndodhte përplasja fatale, sipas zyrtarëve.
Ishte djali ai që dyshohet se qëlloi mbi rojen.
Prokurori u tha gazetarëve: “Vdekja e rojes Calvin Munerlyn është e pakuptimtë dhe tragjike, dhe ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësinë më të plotë sipas ligjit”.
Nëna e viktimës, rojes Munerlyn, zonja Bernadett, tha : “Djali im ishte duke bërë punën e tij.”
Gjithashtu është hapur një faqe “GoFundMe” për të ndihmuar në varrimin e rojes Munerlyn dhe ka mbledhur rreth 100,000 dollarë. /abcnews.al