Krijohet smartfoni që mund të shpëtojë jetë

schedule22:32 - 22 Shkurt, 2018

schedule 22:32 - 22 Shkurt, 2018

Ekspertët kanë krijuar smartfonin e parë që mund të dallojë kimikatet toksike në ajër.

“Cat” ka prezantuar smartfonin, që do të quhet S61, I cili mund të dallojë praninë e komponentëve toksikë në ajër.

Këto përfshijnë ngjyrat, tretësit, tapetët, mobiljet por edhe produktet e pastrimit, të cilat të gjitha këto janë të lidhura me çështje të shëndetit.

S61 do të prezantohet në kongresin botëror të celularëve, që do të mbahet në Barcelonë nga 26 Shkurti deri më 1 Mars.

Celulari paralajmëron përdoruesit për nivelin e lartë të ndotësve të ajrit. Në këtë mënyrë I jep mundësi zotëruesit të vendosë nëse do të hapë dritaren për të përmirësuar ajrimin ose të pushojë.

Sensori në S61 mund të tregojë gjithashtu temperaturën e dhomës si dhe nëse është lagështirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!