Krijohet klubi i tifozeve femra të ekipit kombëtar të futbollit

schedule13:09 - 16 Nëntor, 2019

schedule 13:09 - 16 Nëntor, 2019

Prej kohësh nuk janë më vetëm meshkujt që njihen si tifozë të zjarrtë të futbollit. Në Kosovë një grup vajzash kanë krijuar klubin e fanseve “Dardanët“ në mbështetje të ekipit kombëtar të futbollit.

Vjosa Berisha është fanse e flaktë e Kosovës në futboll. Ajo shpesh nuk kishte me kë të shoqërohej për të shikuar një ndeshje futbolli.

Nga kjo i lindi ideja që të formojë klubin e fanseve femra të quajtur Dardane, iniciativë kjo e cila rezultoi me sukses

Shumë shpejt pritet që të gjitha të pajisen me kartela anëtarësimi.

“Unë bijë jote Kosovë”, është sllogani i femrave dardane të cilat për më pak se dy muaj kanë arritur të jenë mbi 600.

Kjo iniciativë është mirëpritur nga femrat në Kosovë, madje po organizohen edhe që të shikojnë ndeshjet bashkë, si kjo me Çekinë e që për shkak të kohës së shkurtër nuk arritën të organizohen për të përcjellur ndeshjen atje.

Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe ish ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi e cila kosideron se ky shemull do të ndiqet edhe nga vendet e tjera të ballkanit.

Derisa nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë femrat dardane arritën ti siguronin 50 bileta, të cilat u shpërndanë në lokalin ku po pritej të zhvillohej ndeshja Ceki-Kosovë, e shumë prej tyre nuk arritën.

Megjithatë ky është një fillim i mbarë i femrave dardane numri i të cilave po rritet çdo ditë e më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!