Krijohet Fondi Social, Manastirliu: Sjell më shumë siguri

schedule16:25 - 25 Mars, 2019

schedule 16:25 - 25 Mars, 2019

Krijohet Fondi Social, i cili pritet të sjellë një mirë-menaxhim të shërbimit social, si dhe mbrojtje më të mire për viktimat e dhunës dhe trafikimit.

Të gjitha viktimat e dhunës dhe të trafikimit tashmë do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e Fondit Social, çka do t’iu ofroje atyre më shumë mbrojtje dhe siguri. Gjatë vizitës në një qendër sociale që trajton gratë dhe fëmijët viktima të trafikimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi vendimin e qeverisë për krijimin e Fondit Social.

Vendimi i fundit i qeverisë parashikon metodologjinë e re të financimit të shërbimeve sociale në vend nga buxheti i shtetit, procedurat dhe kriteret se si do të përllogariten fondet që do bëjnë realitet këto shërbime, kudo ku ka nevojë për to.

Sipas ministres Manastirliu Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e qeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!