Krijimi i shtetit sovran/ Pëllumb Xhufi: Ja pse vetë Komuniteti Bektashi është i shqetësuar

schedule20:41 - 24 Shtator, 2024

schedule 20:41 - 24 Shtator, 2024

TIRANË- Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në “Real Story”, duke komentuar rreth debatit që është krijuar për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, tha se përveç Komunitetit Mysliman, më të shqetësuar në këtë histori, janë vetë bektashinjtë.

Ai theksoi se kjo lëvizje e re, në fakt bie në kundërshtim edhe me vetë traditën e tyre. Historiani Xhufi theksoi se bektashinjtë kanë dhënë kontribute për Shqipërinë, por asnjëherë nuk i kanë dhënë vetes një atribut të veçantë.

“Nuk është vetëm Komuniteti Mysliman Shqiptar i shqetësuar, por le të themi që Komuniteti që është më i përfshirë në këtë histori, Komuniteti Bektashi që është i shqetësuar. Të pakën nga kontaktet që kemi ne, janë të shqetësuar nga ky fakt dhe nga kjo gjë ë re, e cila në njëfarë kuptimi bie në kundërshtim edhe të traditës bektashiane. Sa i përket Komunitetit Mysliman Shqiptar, mua më duket e drejtë ai shqetësim, privatizim harmonisë fetare, unë jam bektashi si traditë familjare, nuk besoj, por respektoj të gjitha besimet. Bektashinjtë kanë rol shumë të rëndësishëm në luftërat për pavarësinë nga Perandoria Osmane, në krijimin e shtetit shqiptar, janë sakrifikuar për shtetin shqiptar, në mbrojtjen e pavarësisë dhe lirisë, kam parasysh dhe Luftën e Dytë Botërore, atë Nacional Çlirimtare, por asnjëherë nuk i kanë dhënë një atribut të veçantë vetës së tyre bektashinjtë. Pra, bektashinjtë, janë të rezervuar dhe tempujt e tyre janë në vende të larta. Janë në konceptin e tyre, që janë më afër të plotfuqishmit”, tha ai./ abcnews.al