Këtë javë pritet që presidenti Matarela të japë mandatin për krijimin e qeverisë së re në vend dhe pse për momentin nuk ka ende një marrëveshje mes palëve. Sipas mediave italiane, kreu i shtetit do të vendosë të mërkurën.
Ka nisur në Itali java përfundimtare për krijimin e qeverisë. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Pesë Yjet, Luixhi di Maio, ka përsëritur refuzimin e tij për idenë e një marrëveshjeje me të gjitha partitë e koalicionit duke iu rikthyer apelit ndaj Partisë Demokratike.
Lideri i Legës, Matteo Salvini, nga ana e tij vijon të mbetet i vendosur për krijimin e një qeverie të qendrës së djathtë të bashkuar. Vendimi i presidentit Matarela për dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë mund të merret të mërkurën. Hipotezat janë dy një mandate paraprak ose një paraprak eksplorues
Një ditë pas replikave në distancë me Di Maion, Salvini do të vazhdojë takimet e tij elektorale për zgjedhjet lokale në mbështetje të kanididatëve të tij. Partia Demokratike nga ana e saj është ende në pritje duke mos refuzuar menjëherë kërkesën e rradhës së Lëvizjes Pesë Yjet për krijimin e një koalicioni qeverisës./abcnews.al