Abc News mëson se Alket Hyseni dhe Adnor Shameti janë dy anëtarët e tjerë të PS-së në komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, përveç Damian Gjiknurit. Opozita jashtëparlamentare ka propozuar përfaqësuesin e saj i cili do të jetë Oerd Bylykbashi.
Ndërsa opozita parlamentare propozoi Edmond Stojkun dhe Myslim Murrizin. Opozita jashtë parlamentit që përfaqësohet nga Bylykbashi në komisionin parlamentar ka të drejtën e vetos.
Kuvendi hapi aplikimet për 12 vendet vakante në 4 strukturat e reja të KQZ-së, komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, 5 anëtarë të Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarët të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve./db/abcnews.al