“Kridi më ka bërë njeri më të mirë”, Klea Huta tregon kujt i ngjan i biri: Me Gitin duam edhe vajzë

schedule10:20 - 22 Shtator, 2022

schedule 10:20 - 22 Shtator, 2022

Klea Huta është një nga vajzat më të talentuara të ekranit shqiptar. Ajo është moderatore, këngëtare, aktore, tashmë drejton edhe akademinë e saj.

Mirëpo, kur u pyet sot në “ABC e Mëngjesit” se cila nga punët i jep më shumë kënaqi, ajo i surprizoi të gjithë duke zgjedhur mëmësinë. Klea theksoi se profesioni më i mirë në botë është i biri, Kridi, i cili e ka rritur shumë.

Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë.

Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më të mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”, u shpreh ndër të tjera Huta.

Më tej, ajo pranoi që i biri i ngjan më shumë asaj, ndërsa shpreson që kur të bëjë një vajzë t’i ngjajë Elgitit.

“Është miks, bën një veprim më ngjan mua, bën një tjetër Gitit. 90% nga unë ngjan, djemtë ngjajnë më shumë nga nëna, kur të bëj gocën do t’i ngjaj atij”, shtoi Klea./abcnews.al