Humbja me Laçin nuk është pritur mirë nga Safet Gjici, presidenti dhe kryebashkiaku i Kukësit. Ai e ka me Kridens Metën, i cili në pjesën e parë të ndeshjes nuk e konsideroi të gabuar një ndërhyrje të Turkajt ndaj Abazajt, e për rrjedhojë nuk akordoi penallti.
Gjici akuzon Metën, madje thekson se ai punon për Laçin. “Na vodhi një palo arbitër”, është titulli i të përditshmes sportive “Panorama Sport”, ndërkohë që më poshtë në nëntitull, veçohet një tjetër citim i presidentit të Kukësit.
“Kridens Meta punon për laçianët”, shprehet Gjici, ndërkohë që ka parë skuadrën e tij të shkëputet sërish 9 pikë nga Tirana, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë kampionat. Shanset për titull janë zvogëluar, por Kukësi duhet të reagojë, në mënyrë që të mos e vërë në diskutim vendin e dytë. / abcnews.al