Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron Papa Leone XIV: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

schedule22:25 - 8 Maj, 2025

schedule 22:25 - 8 Maj, 2025

TIRANË- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjodh këtë të enjten në krye të Vatikanit. Ai thekson në mesazhin e urimit se zgjedhja e tij është moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët.

Ai thekson se myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me “një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi”.

Më tej, Spahiu uron që Papa i ri të jetë një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për të gjithë njerëzit, pavarësisht dallimeve në besim apo kombësi.

“Me rastin e zgjedhjes së Papës së ri, kam kënaqësinë të shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për gjithë besimtarët katolikë shqiptarë dhe ata nga mbarë bota. Zgjedhja e një lideri të tillë për Katedralen e Shën Pjetrit është një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët, dhe ne si myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi.

Në këtë kohë sfidash, ne besojmë se udhëheqësit fetarë kanë një rol të rëndësishëm në nxitjen e tolerancës dhe mirëkuptimit mes popujve të ndryshëm, dhe urojmë që Papa i ri të jetë një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga besimi apo kombësia.
Urime në detyrën e re Papa Leoni XIV!”,  shkruan në mesazhin e tij Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!