Kreu veprime të turpshme ndaj një shtetaseje, procedohet 55-vjeçari në Vlorë

schedule11:27 - 30 Qershor, 2022

schedule 11:27 - 30 Qershor, 2022

Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në gjendjte të lirë në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj një shtetaseje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!